Top News/ Gjermania, frikë se Ukraina do shpërbëhet / 10 milionë refugjatë ‘do derdheshin’ në Evropë
12/02/2024 12:23

Rreth 10 milionë ukrainas do ta braktisnin vendin në rast të shpërbërjes së mundshme të Ukrainës dhe shumica e refugjatëve do të vinin në Europë. Gjermania do të ishte një destinacion kryesor. Kjo është një prognozë e qeverisë gjermane, sipas gazetës "Ëelt am Sonntag", e cila i referohet si qarqeve gjermane të sigurisë, ashtu edhe disa parlamentarëve. Por Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin dhe Policia Federale të pyetur për këtë janë përgjigjur, se nuk duan të japin parashikime për zhvillimet e migracionit. Shumë politikanë në Gjermani e shohin sot evropën më shumë se kurrë para përgjegjësisë për Ukrainën. Vendet mbështetëse të Ukrainës duhet të rrisin ndjeshëm ndihmën ushtarake për Ukrainën sidomos para hezitimit amerikan. Politikani i CDU, Roderich Kieseëetter, thotë për Velt am Sontag: "Nëse ne nuk e ndryshojmë strategjinë tonë të mbështetjes për Ukrainën, skenari "ëorst case i një eksodi masiv nga Ukraina dhe një zgjerim i luftës drejt vendeve të tjera të NATO-s bëhet më realist. Atëherë 10 milionë refugjatë janë supozimi më i vogël". Edhe studiuesi i migracionit, Gerald Knaus e ndan këtë qëndrim. "Nëse Ukraina e humbet luftën, mundet që të vijnë në BE më shumë se 10 milionë refugjatë. Që tani kjo është lëvizja më e madhe e refugjatëve në Europë që nga vitet 1940-të." Kurse Michael Roth (SPD), kryetar i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut paralajmëron, se mbështetja e deritanishme nuk do të mund të mjaftonte. Nëse SHBA edhe më tej nuk do të përkrahë Ukrainën, duhet që Europa të rrisë mbështetjen.

Top News – Rusia përgënjeshtron dhëndrin e Trump/ Asnjë vendim për përfshirjen e Evropës në bisedime
13/11 15:19
Top News – Demenca e lidhur me cigaret…!? Rreziku rritet me çdo tymosje, publikohet studimi
13/11 15:08
Top News – Në çfarë ore do të mbarojë bota…? Profecia e gabuar për zhdukjen e njerëzimit
13/11 15:07
Top News – Ushtria gjermane ‘lë në tokë’ dronët / ‘Quantum Systems’ nën sulm, furnizon Ukrainën
13/11 14:08
Top News – Bota tashmë në erën e elektricitetit / Lëndët djegëse fosile nuk janë më burim dominues
13/11 13:56
Top News – Drapri e çekani marrin pesë yje / Selia e partisë komuniste bëhet hotel në Itali
13/11 13:44
Top News – Irani hedh në erë radarin amerikan / Garda godet Bahreinin, sulmi i parë që nga shtatori
13/11 13:43
Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21
Top Channel/ Operacion global kundër Dark Web, 354 të arrestuar, sekuestrohen 5.8 tonë drogë
13/11 12:12
Top News – Evropa në bisedimet për Ukrainën / Zelenski ‘i lumtur’, Putin s’jep shenja për kompromis
13/11 11:59
Top News – Ish-CEO i Nvidias thirret në Kongres / Do japë llogari për aferën me ‘spiunen kineze’
13/11 11:53
Top News – Nga një autobombë çdo ditë…Shpërthim tjetër në Rusi, goditet ‘dezertori’ ukrainas
13/11 11:51
Top News – Lind aleanca ‘Hydra’, pjesë dhe shqiptarët / Cosa Nostra, Camorra e Ndrangheta bashkohen
13/11 11:43
Top News – Hidhet në erë luftanija ruse…Ukraina godet në Gjirin e Findlanës, sulm me dron
13/11 11:42
Top News – Preken miliona njerëz në gjithë globin/ Microsoft 12 orë në telashe, ‘jo sulm kibernetik’
13/11 11:42
Top Channel/ Outlook, jashtë funksionit: Email-i i Microsoft nuk hapet, masat nuk funksionuan!
13/11 11:36
Top Channel/ SHBA “afron” Listën Studentore serbe: Presim vazhdimin e Dialogut Strategjik!
13/11 11:31
Top Channel/ Nuk mbarojnë “hallet” e Jensen Huang: Ish CEO i Nvidias, në Kongres për spiunen kineze!
13/11 11:31
Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17