Fushat siberiane të hidrokarbureve, në bashkëpronësi të gjigantit gjerman të naftës dhe gazit, Ëintershall, dhe Gazpromit të Rusisë, mund të jenë të lidhura me furnizimin e ushtrisë ruse me karburante, përfshirë edhe disa njësi të inteligjencës, që besohet se janë duke luftuar në Ukrainë. Në këtë përfundim ka dalë Radio Evropa e Lirë dhe grupi kundër korrupsionit Global Ëitness, pas një investigimi të tyre. E kjo bën që të ngrihen dilemma të reja për vazhdimësinë e investimeve të Ëintershallit në bizneset që lidhen me Rusinë, pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi mbi Moskën, për pushtimin e Ukrainës.