Top News – Gjermania është rikthyer! Tërmet në Evropë / Vendi zhbllokon miliarda euro për ushtrinë
23/03/2025 14:09

Ndërsa administrata Trump vazhdon të kërkojë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, një marrëveshje që mund të përfundojë të jetë më e favorshme për Moskën sesa për Kievin, evropianët, për herë të parë në dekada, po fokusohen në fuqinë e tyre ushtarake. Askund ky ndryshim nuk është aq i dukshëm sa në Gjermani. Forcat e saj të armatosura, të njohura si Bundesëehr, kanë qenë viktimë e viteve të mungesës së investimeve, por kjo do të ndryshojë. Kancelari në pritje Friedrich Merz ka vendosur se tani është momenti që Gjermania të investojë në ushtrinë e saj, në nivele që nuk janë parë që nga Lufta e Ftohtë. Gjermania sapo ka miratuar një reformë të madhe për frenimin e saj të borxhit kushtetues, duke zhbllokuar miliarda euro financime. Një model i ndarë me CNN sugjeroi se gjatë një periudhe 10-vjeçare, Gjermania do të shpenzojë 3.5% të Produktit të brendshëm bruto, që mund të arrijë në 600 miliardë euro për ushtrinë. CNN ka shoqëruar trupat e bundesëehrit (Bundesver) në stërvitje, bashkë me aleatët e natos. U simulua në këtë stërvitje një sulm nga një "kundërshtar i huaj" ndaj një anëtari tjetër të aleancës. Duke folur në terrenin e stërvitjes, Ralf Hammerstein, gjeneral brigade i trupave gjermane thotë: "Gjermania është një komb i aftë në Evropë dhe duhet të jetë një partner për kombet e tjera. Ne jemi një partner i përgjegjshëm në Evropë dhe një komb i madh. Ne duhet të rritemi dhe do ta bëjmë këtë." Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës në shkurt 2022 ishte një moment sizmik për kontinentin. Lufta u kthye në tokë evropiane dhe qetësia që kishte ekzistuar që nga rënia e Perdes së Hekurt kishte marrë fund. Në Berlin, kjo i dha shtysë asaj që njihet në gjermanisht si "Zeitenvende", ose "pika e kthesës". Ky ishte vetëm fillimi i përpjekjeve për të rritur edhe një herë shpenzimet ushtarake. Olaf Scholz, kancelari në largim, tha se vendi kishte nevojë për një politikë të re të mbrojtjes dhe sigurisë dhe se Bundesëehr-i kishte nevojë për vëmendje të veçantë. Ai krijoi një fond prej 100 miliardë eurosh për "investime gjithëpërfshirëse" në Bundesëehr. Për ta bërë këtë, Scholz-it iu desh të ndryshonte Ligjin Bazë, në thelb, kushtetutën e vendit. Por edhe ky fond ishte i pamjaftueshëm në dukje dhe merz tani po kërkon të plotësojë kuadrin. “Gjermania është kthyer”, deklaroi ai një javë më parë në Berlin. “Gjermania po jep një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e lirisë dhe paqes në Evropë”.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07