Rrjeti i transportit në Gjermani do të jetë pothuajse i bllokuar të hënën, për shkak të grevave të dy sindikatave më të mëdha të punëtorëve në këtë vend. Stafi i aeroporteve, porteve detare, hekurudhave, autobusëve dhe metrove, ka nisur grevën 24-orëshe, në minutat e parë të së hënës. Sindikatat janë duke kërkuar paga më të mëdha, ashtu që punëtorët të përballen më lehtë me rritjen e çmimeve.