Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se qeveria gjermane nuk do të kundërshtojë nëse Polonia vendos t'i sigurojë Ukrainës tanke luftarake Leopard 2. Baerbock deklaroi se Polonia nuk ka kërkuar zyrtarisht miratimin e Gjermanisë për një gjë të tillë, por nëse kërkohet, Gjermania nuk do ta pengojë.