Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkarkuar ministrin e tij të financave Christian Lindner, duke e lënë qeverinë në prag të kolapsit. Scholz e bëri të ditur vendimin përmes një konference për media, pas disa javëve mospajtimesh në mesin e partnerëve të koalicionit për gjetjen e një mënyrë për ta forcuar ekonominë. Në një fjalim televiziv, Scholz tha se kishte shkarkuar Ministrin e Financave Christian Lindner duke thënë se "ishte e nevojshme për të parandaluar dëmtimin e vendit".