Ministria e Jashtme e Rusisë akuzon qeverinë gjermane se synon të marrë pjesë në sulmet ushtarake të Ukrainës përtej kufijve të Rusisë. "Pas gjithë kësaj velloje fjalësh qëndron dëshira e maskuar e qeverisë Merz për të marrë pjesë edhe në goditjet thellë brenda vendit tonë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të rusisë, Tass.