Gjermania do t'i dërgojë Ukrainës një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore Patriot për të ndihmuar në shmangien e sulmeve ajrore dhe dronëve gjatë muajve të dimrit të ardhshëm. Kështu u shpreh kancelari gjerman Olaf Scholz pas një takimi që pati me presidentin ukrainas Volodymir Zelenksy në margjinat e Samitit iët tretë të Komunitetit Politikë Europian, që po mbahet në Granada të Spanjës.