Gjermania i dha Ukrainës 20 automjete luftarake këmbësorie Marder, pajisje zbulimi dhe vëzhgimi, municione dhe armatime të tjera, në paketën e fundit të ndihmës ushtarake, tha qeveria gjermane në një deklaratë zyrtare këtë të mërkurë. Transhi përfshin gjithashtu një sistem mbikëqyrjeje Satcom, 20 drone zbulimi RQ-35 HEIDRUN, dy sisteme antenash celulare, 10 sisteme zbulimi të dronëve, dy tanke për pastrimin e minave ËISENT 1 dhe materiale për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.