Top News – Gjermania, bum shpenzimesh ushtarake / ’Çmenden’ aksionet e kompanive të armëve në bursa
03/03/2025 14:47

Perspektiva e një bumi të shpenzimeve ushtarake nga Gjermania, dicka e paprecedentë kjo që nga Lufta e Ftohtë, bëri që stoqet e mbrojtjes të Evropës të rriteshin pasi agjencia e lajmeve Reuters raportoi se qeveria e ardhshme gjermane po shqyrton mundësinë e një ndryshimi drastik fiskal për ekonominë më të madhe të Evropës. Kontraktorët e mbrojtjes duke përfshirë Thyssenkrupp, Hensoldt, Renk, Rheinmetall, BAE Systems dhe Leonardo kanë shënuar në bursa një rritje dyshifrore të aksioneve të tyre pas lajmit se konservatorët fitues të zgjedhjeve në gjermani, dhe social demokratët e qendrës së majtë, po mendohen për krijimin e fondeve të posacme për mbrojtjen dhe infrastrukturën në një vlerë prej afro 1 trilion eurosh. Asnjë nga partitë nuk ka konfirmuar zyrtarisht se një fond special për mbrojtjen me vlerë 400 miliardë euro dhe një tjetër për infrastrukturën me vlerë deri në 500 miliardë euro, një shumë kjo që së bashku do të arrinte në 20% të Produktit të brendshëm bruto të vendit, janë në diskutim, Por zyrtarë të lartë nga të dyja palët folën për nevoja urgjente. "Ka një nevojë të madhe për investime dhe ne nuk do të krijojmë pëlqim nëse investojmë vetëm në mbrojtje," tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i SPD, Matthias Miersch. "Të dyja duhet të konsiderohen së bashku". Diskutimet janë pasojat më të fundit të qëndrimit të ftohtë të SHBA-së ndaj Evropës që kur Presidenti Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë, për cka përplasja e së premtes mes Trumpit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, ishte ilustrimi më dramatik.“Edhe sikur këto fonde të shpenzoheshin përgjatë 10 vjetëve, kjo do të ishte po aq sa ka investuar vendi në Gjermaninë Lindore që nga ribashkimi”, shkruan Deutsche Bank. "Do të ishte një ndryshim i regjimit fiskal me përmasa historike."Gazeta Bild raportoi se një seancë e jashtëzakonshme e parlamentit mund të thirret të hënën e ardhshme për ti hapur rrugë miratimit të masës me mbështetjen e të Gjelbërve. Për dekada, Gjermania ka qëndruar pasive në mbrojtje, deri në vitin 2023, duke shpenzuar më pak se objektivi i NATO-s prej 2% të prodhimit ekonomik për mbrojtjen. Me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, gjithcka ndryshoi.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB