Kancelari gjerman Friedrich Merze përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes SHBA-Iran si dhe armëpushimin dhe garantimin e kalimit të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe deklaroi se qeveria gjermane do të sqarojë se si mund të ndihmojë në këtë përpjekje, për shembull duke ofruar anije për pastrimin e minave detare ose mbështetje ushtarake për masat për të cilat është rënë dakord. Merz tha se para se të mund të nisë një mision i tillë ushtria gjermane ka nevojë për një mandat ose ndonjë bazë tjetër ligjore nga Bundestagu, duke shtuar se çështja do të diskutohet gjerësisht