Aktivistja për klimën, Greta Thunberg, u arrestua gjatë një proteste kundër shkatërrimit të fshatit të qymyrit, Lytzerat. Një zëdhënës i policisë tha se nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me Thunbergun, e cila iu bashkua protestuesve javën e kaluar për të kundërshtuar zgjerimin e minierës. Policia largoi aktivistët nga ndërtesat që gjenden në këtë fshat - në të cilin kanë mbetur vetëm disa pemë dhe një tunel nëntokësor, por disa nga protestuesit, përfshirë Thunberg, qëndruan duke vazhduar protestën.