Gjermania renditet ndër vendet me papunësi të ulët në Europë. Sipas qeverisë gjermane, në vend janë regjistruar si të papunë 2,73 milionë vetë. Kush qëndron i papunë më shumë se 1 vit konsiderohet në Gjermani si i papunë afatgjatë. Integrimi I tyre në tregun e punës për një kohë të gjatë është i vështirë. Për këtë arsye qeveria gjermane ka marrë masa, një ndër to edhe subvencionimin e kostos dyvjeçare për punëdhënësit që punësojnë të papunë afatgjatë që kanë qenë të papunë për të paktën dy vjet. Tek ndryshimet e reja është edhe "financimi nxitës", një bonus prej 1000 eurosh për të papunët për një kohë të gjatë në Gjermani që marrin një punë me kontribute sociale për 1 vit.