Top News – Gjermani, izolimi mbetet i fortë/ Frikë nga variantet e reja të koronavirusit
16/02/2021 22:37

24 orët e fundit janë regjistruar thuajse katër mijë infektime të reja në gjermani, por numri i viktimave, 528, sipas institutit Robert Koch, mbetet i lartë. Të dhënat tregojnë se shkalla e infektimit në gjermani mbetet 59 raste të reja për 100 mijë banorë, sipër vlerës objektiv prej 50 infektimesh për 100 mijë banorë ose asaj prej 35 infektimësh për 100 mijë banorë që është përcaktuar si kufi për të hequr izolimin. Si pasojë, në gjermani vazhdon të qëndrojë në fuqi regjimi i izolimit i nisur që më 16 dhjetor dhe i rinovuar, me pak modifikime, javën e kaluar, deri më 7 mars. Për të motivuar vendimin, angela Merkel përmend variantet e reja të koronavirusit, vecanërisht atë anglez dhe afrikano jugor. Sipas Merkel, në mungesë të masave të kufizimit, variantet mund të përhapen shpejt dhe të cojnë në një rritje të madhe të infektimeve. Ndaj edhe është vendosur të qëndrojnë të mbyllura dyqanet, baret, restorantet, kinematë, teatrot, qendrat estetike dhe shtëpitë publike. Është e detyrueshme mbajtja e maskave në mjetet e transportit publik, në dyqanet ushqimore dhe supermarkete. Nga 1 marsi ndërkohë mund të rihapen parukeritë. Ndërmarrjet duhet të mundësojnë sa më shumë punën nga shtëpia, udhëtimet jo të domosdoshme janë të ndaluara, dhe të vetmet lëvizje të lejuara janë ato për punë. Kancelarja donte një zgjidhje unike për shkollat, por nuk ka mundur ta arrijë këtë. Vetë landet kanë vendosur planin e rihapjes duke filluar nga 22 shkurti. Sidoqoftë, hapjet e reja do të jenë automatike, vetëm kur shkalla e infektimit të ketë zbritur në 35 raste të reja për 100 mijë banorë për një periudhë prej të paktën tre ditësh rresht. Pamjet: AFP

Top Channel/ Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Putin uron Trump dhe vazhdon sulmin, ekspertët: Zgjatja e negociatave, manovër
25/12 19:41
Top Channel/ Fiton i preferuari i Trump në Honduras, numërimi zgjati një muaj
25/12 15:15
Top Channel/ Turqia shkatërron rrjetin e ISIS, do të kryenin sulm gjatë Krishtlindjes
25/12 15:04
Top Channel/ Krishtlindja, Papa Leon XIV mesazh paqeje gjithë botës në sheshin Shën Pjetër
25/12 15:02
Top News – Arrestohen 115 pjesëtarë të Shtetit Islamik/Turqi, do kryenin sulme terroriste për festa
25/12 14:37
Top News – Putin poshtërohet ditën e Krishtlindjes / Ukraina merr kontrollin e plotë të Kupianskut
25/12 14:31
Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
Top Channel/ 468 milionë euro mrekulli, lotaria fitohet nga qyteti spanjoll i shkatërruar nga zjarri
25/12 12:20
Top News – Tani pritet përgjigjia e Putinit / Ukraina dhe SHBA miratojnë marrëveshjen e paqes
25/12 12:14
Top News – Bombarduesit rusë në veri të Skandinavisë / Putin provokon, NATO ngre avionët luftarakë
25/12 12:10
Top News – ‘2026-a do jetë edhe më keq!’ / Meloni ‘paralajmëron’ stafin: Pushoni për festa sepse…
25/12 12:09
Top Channel/ Festa në Betlehem, patriarku latin i Jerusalemit: Pasiguria ndihet sot kudo në botë
25/12 12:06
Top News – Mesha e parë e Krishtlindjes / Papa Leoni, thirrje për paqe e dhembshuri në Vatikan
25/12 12:06
Top Channel/ Mesazhi i Papa Leonit XIV: Ekonomi e shtrembëruar që trajton qeniet njerëzore si mallra
25/12 12:05
Top News – Evropa dënon ashpër Izraelin / 19 koloni të reja në Bregun e okupuar Perëndimor
25/12 12:01
DIGITALB DIGITALB