Shtetasit gjermanë janë të ndarë kur pyeten nëse duhet të mbajnë lidhje të mira me Rusinë, sipas një sondazhi të kryer nga qendra YouGov. Sipas këtij institucioni, 37 për qind e të anketuarve kanë thënë se Qeveria gjermane duhet të mbajë marrëdhënie të mira me rusët, ndërsa gjysma nuk janë pajtuar me këtë qëndrim.