Vetëm një në gjashtë gjermanë kanë deklaruar se janë të gatshëm për të mbrojtur vendin e tyre, nëse ai përfshihet në një konflikt të armatosur, tregoi një sondazh i publikuar të dielën. Sipas sondazhit të institutit gjerman Forsa, 16% e qytetarëve kanë deklaruar se do të shkonin patjetër në luftë, ndërsa 22% të tjerë u përgjigjën se ndoshta do ta bënin këtë. Por një shumicë e qartë, 59% e atyre që morën pjesë, u përgjigjën "ndoshta" ose "padyshim" jo. Ndërsa tek gratë, hezitimi rritet në 72%.