Në vend që të financojnë luftën e Putinit me blerjen e gazit të tij për tu ngrohur, më mirë ejani të kaloni dimrin në spanjë. Kjo është thirrja e spanjollëve për gjermanët. Vetë spanjollët, po e vuajnë në mënyrë të shumëfishtë krizën aktuale të energjisë, ashtu si edhe gjermanët. Pavarësisht masave të marra që më herët, si vendosja e paneleve diellore etj, qytetarët në të gjithë evropën po detyrohen të ndryshojnë nga rrënjët mënyrën e tyre të jetesës. Ndërkohë që skenarë horrori propagandohen për muajt e ardhshëm.