Dy turiste gjermane të cilat kishin mbetur të bllokuara në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, janë ndihmuar dhe shpëtuar nga policia. Shërbimeve të policisë i janë dashur disa orë operacion kërkim-shpëtimi, për t’u shkuar në ndihmë dy turistëve për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së orientimit në errësirë.