Princesha Diana, princesha e Uellsit ishte një grua plot jetë dhe gjallëri dhe u fali lumturi shumë njerëzve. Ajo është e njohur edhe për bamirësitë e saj, por edhe për stilin e saj të veçantë, që dinte të kombinohej në mënyrë perfekte me veshjet dhe bizhute. Një nga këto evente ishte edhe ai i qershorit 1997, ku Princeshë Diana mori pjesë në shfaqjen gala të Baletit Kombëtar Britanik “Liqeni i Mjellmave”. Askush nuk e dinte në atë kohë se do të ishte një nga daljet e saj të fundit publike.