Top News – Gjeneral, ambasador…president i ardhshëm / Heroi i luftës së Ukrainës, ‘pret’ në Londër
25/08/2025 15:47

Një pasdite në fillim të marsit, tre ditë pas përballjes katastrofike mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskit në Shtëpinë e Bardhë, pati një fluks telefonatash në ambasadën ukrainase në Londër. Ekipi i JD Vance ishte në linjë dhe donte të fliste me Valerii Zaluzhnin, ambasadorin e Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe ish-komandantin e përgjithshëm të ushtrisë. Zëvendëspresidenti amerikan kishte luajtur një rol të rëndësishëm në provokimin e konfrontimit mes Trump dhe Zelenskit në Zyrën Ovale. Tani, Vance dhe të tjerë në orbitën e Trump me sa duket po kërkonin alternativa të mundshme për Zelenskin problematik. Ekipi i Vance "provoi kanale të ndryshme" për t'u lidhur me Zaluzhnyin, tha një burim për Guardian. Zaluzhni, pas konsultimit me shefin e shtabit të Zelenskit, refuzoi të merrte telefonatën. Episodi pasqyronte litarin e tendosur politik mbi të cilin Zaluzhni ka ecur që kur Zelenski e shkarkoi atë nga detyra e shefit të ushtrisë, shkurtin e kaluar dhe e dërgoi në Londër. Nga njëra anë, i mësuar të punojë brenda një hierarkie të rreptë ushtarake, Zaluzhni mbetet besnik ndaj qeverisë së cilës i shërben. Nga ana tjetër, shumë - si brenda ashtu edhe jashtë vendit - e shohin atë si presidentin e ardhshëm të Ukrainës dhe po e shtyjnë të nisë një fushatë politike. Për sa kohë që Ukrainë është në luftë, nuk pritet të mbahen zgjedhje pasi votimi, ligjërisht dhe teknikisht është i pamundur. Edhe kundërshtarët më të vendosur të Zelenskit, nuk i mbështesin zgjedhjet tani. Por të gjithë në ukrainë e dinë, se herët a vonë, politika do të kthehet. E kur kjo të ndodhë, sondazhet sugjerojnë se Zaluzhni, që udhëhoqi zbrapsjen me sukses të sulmit rus në fillim të luftës, është i vetmi kandidat që do të përbënte një kërcënim serioz për Zelenskin.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00