Prej 6 ditësh ishulli Rodos i Greqisë po lufton me zjarret të cilat kanë djegursipërfaqe të mëdha pyjesh. Këtë të dielë, Sekretari i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile Greke shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të vatrave të shumta, të cilat vijojnë të përfshijnë sipërfaqe të tjera toke. Sipas asaj që raportohet nga vendi fqinj, gjendja do jetë në fuqi për gjadhtë muaj.