Top News – Gjendja e rëndë e Alexey Navalny/ Mjekëve u ndalohet hyrja në burg për ta vizituar
21/04/2021 10:19

Alexey Navalny,kritiku i Kremlinit ka mbetur pa kujdes mjekësor, pasi mjekët thanë se nuk u lejuan ta vizitonin atë, pavarësisht njoftimeve se ai është i sëmurë rëndë nga një grevë urie e vazhdueshme. "Është një mungesë respekti dhe një tallje me mjekët", tha mjekja e tij personale Dr. Anastasia Vasilyeva, në një postim në Tëitter, duke vënë në dukje se "jeta dhe shëndeti i Navalnit janë qartësisht në rrezik". Sipas saj, ajo dhe 3 ekspertë të tjerë mjekësorë, u përpoqën të fyten në një klinikë burgu, për ta vizitruar Navalnyn, por atyre iu ndalua hyrja. Ata shtuan se pritën për orë të tëra jashtë burgut. Shërbimi rus i burgjeve tha se gjendja e Navalnit ishte "e kënaqshme", por një raport tjetër nga mjeku i tij i burgut, tha se Navalny vuante nga nivele të larta të kaliumit, i cili mund të shkaktojë një sulm në zemër, dhe një funksionim të dobët të veshkave. 44 vjecari, Alexei Navalny u dënua me dy vite e gjysmë burg në shkurt të këtij viti për evazion fiskal dhe po mbahej në një burg në Pokrov, të cilin ai e përshkroi si "një kamp i vërtetë përqendrimi". Ai filloi grevën e urisë në fund të Marsit për të protestuar ndaj asaj që ai tha se ishte mungesë e kujdesit mjekësor për dhimbjet e forta të shpinës dhe këmbëve, ndrësa më parë u raportua se i ka mbijetuar një helmimi gati fatal. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Kremlinit lidhur me helmimin dhe shumë prej tyre po kërkojnë lirimin e Navalnit. Ndrësa Aleatët e Navalnit kanë bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07