Është gjetur pas 7 ditësh kërkime trupi i pajetë i 29 vjeçarit Ardit Beshiri që u zu poshtë nga masivi i madh i mineralit të kromit dhe inerteve teksa po punonte me ekskavator në fabrikën e pasurimit Qafë Burrel, e cila menaxhohej nga një kompani Kineze. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Policia e Komisariatit të Matit arrestoi drejtuesin teknik të kësaj firme për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë.