Është gjetur nëndetësja me 53 anëtarë, e cila u zhduk në detin e Balit javën e kaluar. Lajmin e ka përcjellë ushtria e Indonezisë, e cila tha se nëndetëja u gjet e fundosur dhe e dëmtuar rëndë. Ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën mbeturinat që pluskonin në vendndodhjen e fundit të anijes, duke i dhënë fund shpresës për gjetjen e ndonjë të mbijetuari. Shefi i shtabit të Marinës indoneziane Admirali Yudo Margono foli para gazetarëve në Bali dhe tha se provat e para nuk tregojnë se fundosja e anijes u shkaktua nga ndonjë shpërthim.