Një automjet është gjetur I djegur në lagjen “Kiras”, ndërsa dyshohet se ai është I autorëve të ngjarjes. Mjeti tip Benz, sipas informacioneve është ai që atentatorët kanë përdorur në ekzekutimin e Naim Bajrit. Ky I fundit u vra në qendër të qytetit, ndërsa vite më parë I është vrarë edhe djali. Hetuesit vijojnë ekspertizën në vendin e ngjarjes.