Policia e Kosovës këtë të premte kreu një kontroll të imtësishëm në banesën e Dibran Hoxhës, i njohur ndryshe si “King Kobra”, i dyshuari kryesor për vrasjen Visart Cengut më 3 Janar në Prizren. Është bërë e ditur se efektivët e Prizrenit kanë zbuluar një kasafortë që mendohet të ketë një shumë të madhe parash brenda. Kjo kasafortë pritet të hapet përmes një procedure të veçantë, edhe në praninë e agjentëve anti-eksploziv.