Një trupi i pajetë u gjet mëngjesin e kësaj të enjte buzë detit në zonën e Plazhit të Vlorës në lagjen “Uji i Ftohtë”. Viktima është një grua, e cila ende nuk është identifikuar nga policia e Vlorës. Trupi i pajetë u dërgua në morgun e qytetit, ku pritet të kryhen ekspertimet, për të kuptuar identitetin e saj. Në komisariatin e policisë Vlorë është bërë denoncim për një person të humbur, por të dhënat nuk korrespondojnë me gruan në fjalë.