Mijëra njerëz dolën sërish në sheshet e qyteteve më të mëdha franceze, për të protestuar kundër reformës së Macron, që rrit moshën e pensioneve nga 62 në 64 vite. Ashtu siç ishte paralajmëruar, njerëzit dolën sërish dhe bënë i bënë apel Komisionit Kushtetues, që të shfuqizojë reformën e Macron, duke paralajmëruar se në rast të knundërt, nuk do të ndalin demonstratat.