53 persona ka arrestuar policia e Tiranës në harkun kohorë të një jave, në kuadër të operacionit të koduar Bad Spin, i cili konsiston në evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Në operacionin e pestë që organizuan shërbimet policore këtë të premte, u vendos në prangë 6 pesona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari. Të 6 personat janë banues në Tiranë dhe u kapën në subjektë të ndryshme të organizimit të lojërave të fatit në kryeqytet. Me arrestimin e tyre, u sekuestruan edhe 6 aparatet ceulalarë të secilit si dhe një njësi kompjuterike, të cilat do ti shërbejnë si prova materiale organit të akuzës për hetimin e kësaj cështje.