Një 37-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi shiste kokainë në doza të vogla. Ai u prangos gjatë aksionit të koduar ‘Zonat’, në rrugën Skënderbej. Nga hetimet dyshohet se 37-vjeçari ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.