Ish ministri i energjisë, Damian Gjiknuri qëndroi për rreth gjashtë orë në godinën e qelqtë të Prokurorisë së Posaçme, ku u mor në pyetje si person që ka dijeni për çështjen. Gjiknuri u shfaq i rezervuar për t’iu përgjigjur interesit të publikut mbi arsyet se përse u paraqit në SPAK ish ministri i qeverisë Rama dhe ish sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, me argumentin se çështja përbën sekret hetimor.