Top News/ Gjashtë nxënës dalin para gjyqit… / Akuzohen për vrasjen e mësuesit francez
27/11/2023 13:28

Gjashtë adoleshentë kanë dalë para gjyqit në Paris të hënën për rolin e tyre në vrasjen e mësuesit Samuel Paty. Ky është gjyqi i parë, nga dy gjithsej, për rastin që tronditi Francën. Të dyshuarit arritën në gjykatën për të mitur. Gjyqi ndaj tyre do të jetë i mbyllur për publikun dhe pritet të zgjasë deri më 8 dhjetor. Mësuesi 47-vjeçar i historisë dhe gjeografisë u ther dhe më pas iu pre koka, afër shkollës së mesme në Konflans-Seint-Honorine, në periferi të Parisit. Sulmuesi i tij, refugjati çeçen, Abdoullakh Anzorov, 18 vjeç, u qëllua për vdekje nga policia në vendin e ngjarjes. I riu vrau Patyn pas mesazheve të shpërndara në rrjetet sociale që thoshin se mësuesi kishte shfaqur gjatë orëve të mësimit karikatura të profetit Muhamed të revistës satirike, Charlie Hebdo. Paty kishte përdorur këtë revistë si pjesë të orës së tij të etikës për të diskutuar për ligjet për lirinë e shprehjes në Francë, vend ku blasfemia është e ligjshme dhe karikaturat bëjnë humor me figurat fetare shihen nëpër gazeta e revista prej shumë kohësh. Vrasja e tij ndodhi disa javë pasi Charlie Hebdo ripublikoi karikaturat për profetin Muhamed. Fillimisht këto karikatura ishin publikuar më 2015, që nxiti një sulm të islamistëve në zyrat e kësaj reviste, të cilët vranë 12 persona. Javën e kaluar, mësuesi Dominique Bernard u vra në Aras në veri të Francës nga radikal i ri islamik. Vrasësi i dyshuar i Bernardit është Mohammed Moguchkov, vjen nga rajoni i Kaukazit Verior të banuar me shumicë myslimane.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21