Gjashtë luftanije ruse i janë drejtuar detit të Zi përmes Mesdheut, për stërvitje detare – tha agjencia e lajmeve Interfax duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes në atë që thuhet se është një lëvizje e planifikuar e burimeve ushtarake. Rusia njoftoi muajin e kaluar se marina do të kryente stërvitje masive në të cilat do të përfshiheshin të gjitha flotat e saj në janar dhe shkurt, nga Paqësori në Atlantik në atë që është edhe shpalosja më e fundit e forcës në kuadër të rritjes së aktiviteteve ushtarake gjatë një përplasjeje me perëndimin në lidhje me ukrainën.