Pas dy vitesh të vështira ku bankat shtrënguen kriteret prej inflacionit dhe pasigurive në tregjet ndërkombëtare, kredia për biznesin u rigjallërua në gjysmën e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sipërmarrësit morën gati 2 herë më shumë kreditim nga bankat e nivelit të dytë në periudhën janar-qershor të këtij viti krahasuar me gjashtë muajt e fundit të vitit të kaluar.