Konsumi i qytetarëve u rrit në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT mbi treguesit e shitjes me pakicë volume i këtyre shitjeve u rrit me 4,7 për qind. Grupi që kontribuoi më shumë në këtë rritje ishte tregtimi me pakicë i karburanteve, me gati 2 pikë për qindjeje, ndjekur më pas nga artikujt jo ushqimorë dhe në fund ushqimet, pijet e duhani me 1,5 pikë përqindjeje dhe 1,3 pikë përqindjeje.