Mrekulli të tjera vijnë nga rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmetet në turqi dhe Siri. Një grua 77 vjecare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat pasi nga tërmeti vdekjeprurës i të hënës së 6 shkurtit, kanë kaluar jo pak por 212 orë. Gruaja quhet Fatma Gyngor dhe është transportuar me ambulancë në spital. Pas nxjerrjes së saj nga rrënojat, të afërmit e 77 vjecares kanë përqafuar skuadrat e kërkim shpëtimit.