389 të rinj dhe të reja i janë bashkuar Policisë së Shtetit pas përfundimit të kursit për Patrullë të Përgjithshme në Akademinë e Sigurisë. Në ceremoninë e diplomimit, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u përcolli efektivëve të rinj mesazhin se uniforma e Policisë së Shtetit nuk përbën privilegj, por një përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe vendit. Ministri u kërkoi efektivëve të rinj të ruajnë integritetin dhe të mos lejojnë që uniforma të përdoret për interesa personale.