Komisioni Evropian po kërkon oferta që synon se do të gjenerojnë mbi 30 miliardë euro financim publik dhe privat për ndërtimin e shtatë të ashtuquajturave gigafabrika të Inteligjencës Artificiale për të forcuar pavarësinë e Bashkimit Evropian në këtë fushë. 10 miliardë euro do të vihen në dispozicion nga BE-ja dhe shtetet anëtare, ndërsa 20 miliardë eurot e tjera pritet të sigurohen nga investitorë privatë. Fondet do të përdoren për të zhvilluar "një ekosistem superkompjuterik të klasit botëror duke bashkuar burimet e Bashkimit Evropian, të vendeve evropiane dhe të partnerëve privatë".