Pesë të arrestuar, dy të tjerë me masë sigurie ndalim i daljes jashtë vendit dhe tre të tjerë të shpallur në kërkim është bilanci i operacionit masiv të Prokurorisë së Tiranës dhe drejtorisë së krimit kibernetik në policinë e kryeqytetit ndaj bazave të tre Call Centerave. Policia njofton se finalizimi i operacionit ‘Ghost Call’ nën drejtimin e prokurores Rovena Zoto u koordinua nga drejtorja e krimit kibernetik, Ervina Gjana.