Shtyhet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Shkak u bë kërkesa e dy prokurorëve Arben Kraja e Klodian Braho, të cilët do duhej ishin në procese të tjera gjyqësore. Në seancë, Fatmir Mediu kundërshtoi gjetjet e ekspertëve ushtarakë në lidhje me masat që do duhej të merreshin për demontimin e municioneve në Gërdec. Mediu dhe mbrojtja e tij kishin përgatitur një material prej 147 faqesh përmes të cilit kundërshtonin gjetjet e ekspertëve. Seanca e radhës u caktua për në datën 18 mars.