Gjykata e Posacme antikorrupsion pranoi kërkesën e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për ta gjykuar me procedurë të zakonshme, ndëkohë që avokatët e tij kërkuan marrjen në pyetje të 90 personave. Avokati i familjes Durda, Dorian Matlija e cilësoi të duhur vendimin e gjykatës për gjykim të zakonshëm dhe sipas tij, kjo është mundësi e mirë për të parë edhe rolin e personave të tjerë që kanë lidhje me tragjedinë e 15 marsit të 2008. Matlija shtoi se me interes është të zbarthet roli kyc i Mediut.