Georgina Rodriguez padyshim është një nga femrat më të lakmuara në botë për shkak të jetës luksoze që bën. Ajo është partnerja e Cristiano Ronaldos dhe nënë e 2 fëmijëve të tij. Pak kohë më parë, Georgina publikoi edhe sezonin e dytë të serialit të saj ‘I am Georgina’, aty ndante momente nga perditshmeria, nga puna tek marrëdhënia me Cristiano Ronaldon. Të shumta kanë qenë kritikat për sjelljen e Georginës, sidomos për mënyrën si i trajton miqtë e saj më të ngushtë.