Aktori dhe regjisori amerikan, George Clooney, ka dhuruar 20 mijë euro për banorët që u përmbytën në Francë. Clooney, ka kontibuar për të mbështetur banorët e Francës juglindore, të cilët kishin mbetur të pa strehë si pasojë e përmbytjeve shkatërruese. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Le Val, Jeremy Giuliano, i cili ka zbuluar për “Times” shumën që ka dhuruar aktori hollivudian.