Njëri prej dëshmitarëve të dosjes “Paplekaj” është arrestuar nga policia në sallën e gjyqit, pasi deklaratat e tij, kanë qenë kontradiktore. Shtetasi Miles Kurti dha dëshmi këtë të premte mbi ngjarjen e 21 prillit të vitit 2021 në Elbasan, ku mbeti i vrarë mbështeteësi i Partisë Socialiste Pjerin Xhuvani. Burimet bëjnë me dije në deklaratën e tij të parë ai dha dëshmi tjetër e cila nuk përputhet me deklaratën e dhënë këtë të premte, por edhe në mospërputhje me pamje filmike që prokuroria tashmë posedon nga vendi i ngjarjes.