Top News- GBU-57 fshin bazën sekrete bërthamore të Iranit, fshihej mes maleve
22/06/2025 12:35

E fshehur në një shpat mali në jug të Teheranit ngrihej një uzinë pasurimi që mbetej jetike për ambiciet bërthamore të Iranit. Por dhe objektiv I Izraelit për t’I dhënë fund përpjekejeve bërthamore të Teheranit. Tel Avivi ka arritur dominim mbi qiellin e Iranit, por impianti bërthamor i Fordos - që besohet të ketë qenë më I thelli nën tokë – ishte jashtë mundësive të armëve të tij. Shtetet e Bashkuara ndërkohë kanë nisur sulme ajrore në Fordo, duke përfshirë përdorimin e bombave që shkatërrojnë bunkerë, aq të fuqishme sa për të synuar një bazë e thellë nën tokë. Sulmi shënoi një përshkallëzim dramatik të konfliktit dhe ngre rreziqet në të gjithë rajonin. BBC ka analizuar vendin sekret, për të cilin Irani këmbëngulte se përdorej vetëm për qëllime civile, por nga ana tjetër Izraeli e cilësonte prej kohësh si një kërcënim për vetë mbijetesën e tij. I vendosur rreth 96 km në jug të kryeqytetit të Teheranit, vendi i pasurimit të uraniumit në Fordo shtrihej në një rajon malor pranë qytetit të Komit. Fordo u ndërtua thellë brenda maleve të ashpra dhe të largëta të Iranit verior ndërsa ishte projektuar për t'i bërë ballë sulmeve ajrore. Kompleksi në Fordo fillimisht ishte një seri tunelesh të përdorura nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të vendit, por Irani pranoi ekzistencën e uzinës së pasurimit në vitin 2009, pasi u zbulua nga agjencitë perëndimore të inteligjencë Mendohet se objekti nëntokësor përbëhej nga dy tunele kryesore që përmbanin centrifuga të përdorura për pasurimin e uraniumit, si dhe një rrjet tunelesh më të vegjël. Kjo bazë ishte një sfidë unike për ushtrinë izraelite për shkak të thellësisë së objekteve të saj nëntokësore. Izraeli nuk kishte armë që të shkatërrojnë bunker kaq të thellë, por një bombe tillë e fuqishme ndodhet në duart të SHBA. GBU-57 Massive Ordnance Penetrator (MOP) prej 13,000 kg upërdor nga trupat amerikanë orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se avionët luftarakë amerikanë kryen sulme në tre centrale bërthamore në Iran, përfshirë edhe centralin Fordo. Kjo shënon një përshkallëzim të madh në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Në një fjalim televiziv, Trump i përshkroi sulmet si "më të vështirat nga të gjitha deri më tani" dhe paralajmëroi se mund të pasojnë të tjera nëse përpjekjet për paqe dështojnë. Ai tha se SHBA-të mbeten të afta të godasin objektiva të mëtejshëm "me precizion, shpejtësi dhe aftësi".Zyrtarët amerikanë i thanë partnerit amerikan të BBC-së, CBS Neës, se Uashingtoni kishte kontaktuar Teheranin përmes kanaleve diplomatike përpara sulmeve, duke e bërë të qartë se nuk ishin planifikuar sulme të mëtejshme dhe se qëllimi nuk ishte ndryshimi i regjimit. Izraeli thotë se ishte në koordinim të plotë me SHBA-në përpara sulmit. Ndërkohë Iranit tha se baza bërthamore nuk ndodhej në asnjë prej centraleve pasi ishte lëvizur më herët.

Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43