Gjiganti energjetik i kontrolluar nga shteti rus, Gazprom ka vënë në lojë Evropën duke shfaqur një video thumbuese e cila e shfaq kontinentin e vjetër të mbuluar nga bora dhe akulli, kjo për shkak të mungesës së gazit rus. Pamjet janë rreth dy minuta dhe titullohen “Dimri i gjatë” në to Evropa shfaqet e ngrirë për shkak të mes çmimeve të larta të energjisë që vijnë pas sanksioneve të vendosura ndaj lëndëve djegëse të Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.