Top News – Gazi rus kurrë më në Evropë! Paralajmëron Polonia: Të mësojmë nga pësimet
27/01/2025 15:05

Presidenti i Polonisë tha se fluksi i gazit nga Rusia në Evropën Perëndimore nuk duhet të rikthehet më kurrë, edhe nëse Rusia dhe Ukraina arrijnë një marrëveshje paqeje. Andrzej Duda i tha BBC-së se tubacionet e gazit Nord Stream, të cilat nuk janë përdorur që nga viti 2022, "duhet të çmontohen". Kjo, tha ai, do të bënte që Gjermania të mos tundohej të rikthente furnizimet ruse për të nxitur ekonominë e saj në vështirësi. "Mund të shpresoj vetëm se liderët evropianë do të marrin mësime nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe se ata do të arrijnë një vendim për të mos rikthyer kurrë pompimin e gazit përmes këtij tubacioni," tha ai. Presidenti polak, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, këmbënguli se sanksionet ekonomike kundër Rusisë po funksionojnë dhe vendet evropiane duhet t'i rezistojnë presionit nga kompanitë për të rivendosur lidhjet e biznesit. Gazsjellësi Nord Stream u ndërtua nga gjiganti rus i gazit Gazprom dhe lidhnin Rusinë me Gjermaninë veriore. Nord Stream 1 u mbyll në vitin 2022 dhe Nord Stream 2 nuk u përdor kurrë, pas pushtimit të Ukrainës. Të dy u dëmtuan nga shpërthimet në vitin 2022. Çmimet e gazit në Evropë u rritën pas mbylljes dhe, muajt e fundit, politikanët nga partia e djathtë gjermane AfD kanë sugjeruar që tubacionet e gazit Nord Stream të rifillojnë funksionimin. Gjermania do të mbajë zgjedhjet federale në fund të shkurtit. "Unë besoj se tubacionet Nord Stream duhet të çmontohen," tha Duda. “Ky gazsjellës përbën një kërcënim shumë të madh për Ukrainën, Poloninë, Sllovakinë por edhe për vendet e tjera të Evropës Qendrore.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50