Gazetari Adriatik Doçi thotë se do t’i shkojë deri në fund kallëzimit ndaj dy prokurorëve të SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi për fshehje të provave që implikojnë përfshirjen e Arben Ahmetajt në dosjen e inceneratorëve. I ftuar në Zona Zero në Top News, ai tha se ka ankimuar në gjykatë vendimin e prokurorit Alfred Shehu për të mos filluar hetimet.