Top News – Gaza sërish në ‘terr’, pa internet e telefona / ’Asnjë kontakt me botën e jashtme’
01/11/2023 12:13

Palestinezët kanë raportuar sërish për ndërprerje të shërbimeve të internetit dhe të telefonisë mobile në Gaza, të mërkurën, disa orë pasi sulmet izraelite rrafshuan ndërtesa banimi afër qytetit të Gazës dhe teksa trupat tokësore po luftojnë me militantët e Hamasit brenda territorit të rrethuar. Kompania palestineze e telekomit, Paltel, raportoi për “ndërprerje të plotë” të shërbimeve të internetit dhe telefonisë mobile. Kjo është hera e dytë në pesë ditë që banorët mbesin pa kontakt me botën jashtë. Shërbimet e komunikimit u ndërprenë edhe gjatë fundjavës, ndërsa një numër i madh i trupave izraelite u futën në Gazë. Agjencitë e ndihmës humanitare kanë paralajmëruar se ndërprerjet e këtyre shërbimeve pengojnë rëndë punën e tyre, ndërsa situata humanitare në Gaza është e rënduar pasi gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë palestinezësh janë zhvendosur dhe po mbarojnë furnizimet pas më shumë se tre javësh luftë. Përpjekjet për të telefonuar banorët brenda Gazës mëngjesin e së mërkurës ishin të kota. Gaza është rrethuar që nga nisja e luftës, duke bërë që furnizimet me ushqim, ujë, ilaçe dhe karburante të jenë të pakta. Izraeli ka lejuar grupet ndërkombëtare të ndihmës të dërgojnë mbi 200 kamionë me ndihmë humanitare gjatë dhjetë ditëve të fundit, por punonjësit e ndihmave kanë thënë se kjo sasi është e pamjaftueshme. Autoritetet izraelite kanë ndaluar furnizimet me karburante, duke bërë që spitalet të paralajmërojnë se gjeneratorët e tyre shpejt mund të dalin jashtë funksionit, duke vënë në rrezik jetën e pacientëve.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55