Mbi 2.3 milionë civilëve në Gaza po përballen me mungesë ushqimi, uji dhe sigurie ndërsa presin me ankth edhe një ndërhyrje të mundshme tokësore të izraelit, një javë pasi militantët e Hamasit kanë kryer sulme të përgjakshme në Izrael. Ndonëse mijëra persona e kanë dëgjuar urdhrin e Izraelit për t’u shpërngulur nga veriu për në jug të Gazës, mijëra të tjerë janë nëpër spitale. Forcat izraelite, të mbështetura nga prezenca e anijeve luftarake amerikane në rajon, janë pozicionuar afër kufirit të Gazës dhe janë stërvitur për atë që Izraeli ka thënë se do të jetë fushatë e gjerë për ta shkatërruar grupin militant Hamas. Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se 2.329 palestinezë janë vrarë prej nisjes së luftimeve, më shumë sesa në luftën e Gazës më 2014, e cila ka zgjatur rreth gjashtë javë.